Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është takuar me ambasadorin e BE në Kosovë , Aivo Orav, të cilit i bëri me dije se Kosova që dy dekada ka treguar përkushtim për të qenë pjesë e familjes evropiane. 

“Qytetarët tanë e meritojnë integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Por ky synim realizohet vetëm me një mentalitet të ri qeverisës, një qasje që hap perspektiva për zhvillim, integrim dhe jo izolim e futje nën sanksione”, shkroi Haradinaj mes tjerash.

Postimi i plotë:

Me ftesë të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, mora pjesë në pritjen zyrtare të organizuar në shënim të Ditës së Evropës.
Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt integrimit. Për më shumë se dy dekada, Kosova ka treguar përkushtim për të qenë pjesë e familjes evropiane. Qytetarët tanë e meritojnë integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Por ky synim realizohet vetëm me një mentalitet të ri qeverisës, një qasje që hap perspektiva për zhvillim, integrim dhe jo izolim e futje nën sanksione.