10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Haradinaj takohet me Limajn, Nimanin e Klinakun: E dakorduam programin zgjedhor, shtylla kryesore anëtarësimi në NATO

- Advertisement -

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët – E30, njoftoi sot për një takim të rëndësishëm me partnerët e koalicionit.
Haradinaj bashkë me partnerët e koalicionit kanë arritur marrëveshje për listën e përbashkët të kandidatëve për deputetë dhe programin zgjedhor për periudhën 2025-2029.

“Sot me kolegët, Fatmir Limaj, Artan Nimani dhe Abdullah Klinaku, e diskutuam listën e kandidatëve për deputetë,” tha Haradinaj. Ai shtoi se “përbërja e listës garanton cilësi e gjithëpërfshirje dhe një ekip kompetent për realizuar synimet tona programore e elektorale.”

Lidhur me programin zgjedhor, udhëheqësi i AAK-së theksoi se ky dokument përfshin anëtarësimin direkt në NATO, zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin demokratik. “Synojmë pagë mesatare që nuk do të jetë nën 1000 euro e pensione në nivel të pagës minimale prej 500 eurosh,” deklaroi Haradinaj, duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e familjes si shtyllë e shoqërisë kosovare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit