26.7 C
New York
Thursday, July 17, 2025

Buy now

Haradinaj: Ta rrisim vigjilencën, rreziku është ende prezent

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia e ka për detyrë t’i dorëzojë kriminelët serbë që sulmuan në veri.

Pas mbledhjes së AAK-së, ai ka thënë se të gjitha institucionet duhet të jenë vigjilente, pasi sipas tij, rreziku ende është prezent.

“Kosova është përballur më një sulm terrorist, ndërsa sponsor i këtij sulmi është Serbia. Duke e pasur parasysh armatimin e madh, Kosova ka dalë e suksesshme, a ka dalë. Por, mendoj që nuk përfundon asgjë me këtë fitore. Të gjitha palët ta rrisin vigjilencën për shkak që rreziku është ende prezent për sulme të reja. Serbia e ka detyrë edhe në bazë të ligjeve të veta me i dorëzu terroristët, por edhe po i përkrah ma tutje, për të vepruar prapë. Bashkësia ndërkombëtare i ka institucionin e veta, prandaj bëj apel te Bashkimi Evropian që këta kriminelë të dalin para drejtësisë. Bëj apel te të gjithë që ta rrisim vigjilencë, te Qeveria e Kosovës, te kryeministri të bashkohemi për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste, por në këtë bashkim duhet të jetë edhe Amerika, nuk guxojmë të veprojmë ndamas”, ka thënë Haradinaj./eo

Të ngjashme

Të fundit