22 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Haradinaj: Studentët e UP-së në demonstratat e vitit 1981, dridhën themelet e regjimit të atëhershëm

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar demonstratat e vitit 1981, tash kur bëhen 45 vjet prej tyre.

“Ishte 11 Marsi i vitit 1981 kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën kundër shtypjes jugosllave, duke dridhur themelet e regjimit të atëhershëm. Sot nderojmë ata që i dhanë grushtin shtypjes jugosllave, nderojmë të rënët e atyre ditëve të lavdishme të historisë sonë”, shkroi Haradinaj.

Rinia heroike shqiptare, shkruan Haradianj e frymëzuar nga ideali i protestuesve të vitit 1981, do shkëlqente në istikamet e Luftës Çlirimtare, e cila e solli fitoren dhe çlirimin.

 

Të ngjashme

Të fundit