8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Haradinaj-Stublla: “VATRA” do mbetet gjithmonë Ambasada e Parë e Shqiptarëve në Amerikë!

- Advertisement -

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përshëndetur përfshirjen e Memorandumit të Mirëkuptimit mes MPJD-së dhe Federatës Pan-Shqiptare “VATRA”, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në vitin 2020, ishte vet Haradinaj-Stublla që kishte nënshkruar këtë Memorandum, së bashku me kryetarin e Vatrës, Elmi Berishën.

Aso kohe, të dy palët ishin dakorduar për hartimin e një platforme të përbashkët dhe mbarëkombëtare për shqiptarët.

“Jam shumë e lumtur që sot ky Memorandum po ngritet në nivelin e Kuvendit të Kosovës për të konkretizuar dëshirën e vullnetin për promovimin e vlerave dhe interesave legjitime të shqiptarëve, të cilat kohëve të fundit është e qartë se i kemi harruar!” shkroi Haradinaj-Stublla.

Ajo tha se ne i kemi pasur gjithmonë në krah shqiptarët e Amerikës, duke thënë se janë pikërisht ata që kanë vënë themelet e aleancës me Amerikën.

“Urime VATRËS dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës!” shkroi në Facebook ish-ministrja e MJPD-së.

Ky është postimi i plotë i saj:

VATRA” do mbetet gjithmonë Ambasada e Parë e Shqiptarëve në Amerikë!

Me 3 tetor 2020, me Kryetarin e Vatrës z. Elmi Berisha patëm nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit mes MPJD-së dhe Federatës Pan-Shqiptare “VATRA” – një zotim për lidhje edhe më fortë së bashku, përmes hartimit të një platforme të përbashkët mbarëkombëtare për shqiptarët.

Jam shumë e lumtur që sot ky Memorandum po ngritet në nivelin e Kuvendit të Kosovës për të konkretizuar dëshirën e vullnetin për promovimin e vlerave dhe interesave legjitime të shqiptarëve, të cilat kohëve të fundit është e qartë se i kemi harruar!

Shqiptarët e Amerikës i kemi pasë gjithmonë në krah, dhe janë ata që vunë themelet e aleancës sonë të përhershme me Amerikën.

Urime VATRËS dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit