11.8 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Haradinaj-Stublla takohet me shefin e inteligjencës së Ukrainës, shpreh mbështetje dhe shpresa për lidhjen mes dy vendeve

- Advertisement -

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, është takuar me shefin e inteligjencës së Ukrainës, Kyrylo Budanov.

Haradinaj ka shkruar se Budanov me udhëheqjen e tij ka arritur operacione të suksesshme kundër Rusisë.

“Kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, i shumëkërkuari i Putinit, dhe shtylla kurrizore e mbrojtjes së Ukrainës – Budanov me udhëheqjen kolosale të tij ka arritur shumë operacione të suksesshme kundër Rusisë,” shkruan Haradinaj.

Ish-ministrja ka shprehur mbështetjen për luftën e Ukrainës, për liri dhe shpresat e mëdha të Kosovës për lidhje edhe më të forta miqësie me Ukrainën dhe popullin ukrainas.

“Gjenerali Budanov përgëzoi vendin tonë për përballjen e vazhdueshme me synimet shkatërruese të Putinit në Ballkan, dhe falënderoi Kosovën për solidaritetin dhe mbështetjen ushtarake të ofruar për Ukrainën,” shkruan Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit