3.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Haradinaj – Stublla për deklaratën e Macronit: Kushtëzim mbi Kosovën për t’u kthyer në dialog

- Advertisement -

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka reaguar pas deklaratës së presidentit francez, Emmanuel Macron, për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Haradinaj – Stublla  ka thënë se konteksti i deklaratës së Macronit është i qartë, kushtëzim absurd e kërcënim joproporcional mbi Kosovën me vizat.

“Kushtëzim absurd e ‘kërcënim’ joproporcional mbi Kosovën me vizat, për t’u rikthyer në dialog tashmë të dështuar të BE-së pa e mbajtur Serbinë përgjegjëse për krimin e agresionit të 24 shtatorit! Gjendje alarmante për diplomacinë kosovare”, ka thënë Haradinaj – Stublla.

Kujtojmë se mediet kanë raportuar të martën se fillimisht Macroni ka deklaruar se Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën, por më pas ka dalë se deklarata e presidentit francez ishte gabim në përkthim.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit