Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi Nacionale ka publikuar pjesën e parë të përgjimit të bisedave të Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq dhe koordinimin e saj me krimininelin, Milan Radoiçiq.
Haradinaj-Stublla ka kërkuar dorëheqjen e shefes së deputetëve të VV-së.
Ajo ka thënë se pushteti po koordinohet me kriminelet kinse “sovranitet”, ndërsa koordinimi me SHBA-të “nënshtrim”.
“Morali i fabulës: koordinimi me kriminelët e sanksionuar nga SHBA qenka për ‘sovranitet’, ndërsa koordinimi me SHBA-të ‘nënshtrim.’ Dorëheqja e deputetes Kusari nuk mjafton!” – ka shkruar ajo në Facebook.
VIDEO: