9.7 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Haradinaj, Spahiut: “Çifti yt m’ka çu n’burg – Qëtu dyshoj në AKI, që nuk e heton çiftin tand”

- Advertisement -

Në pjesën e dytë të emisionit Pressing në T7për të folur për rastet e spiunazhit marrë shkas nga arrestimi i Fatmir Shehollit, të ftuar janë Nasim Haradinaj, Nexhmedin Spahiu, Blerim Latifi, Burim Ramadani e Skender Perteshi.

Derisa fliste Nexhmedin Spahiu, ndërhyri Haradinaj, teksa i thotë se “çifti yt më ka çu në burg”.

Spahiu vazhdon të thotë se ai nuk merret me spiunazh, ndërsa Haradinaj i thotë se ka dyshime për AKI, se pse nuk i hetojnë njerëzit si Nexhmedin Spahiu.

Më poshtë mund ta lexoni një pjesë nga debati i tyre:

Spahiu: A je kon në burg?

Haradinaj: Po, çifti yt më ka çu.

Spahiu: Çifti jem nuk merret me spiunllëqe

Haradinaj: Tash të kallxoj, të bindi ty. Jam kon në burg e çifti yt më ka çu.

Spahiu: S’mundesh me gjet çiftin tem në Kosovë

Haradinaj: I pari dyshim që kam në AKI është pse çifti yt nuk hetohet

Spahiu: I kanë për detyrë me i hetu të gjithë

Të ngjashme

Të fundit