Ramush Haradinaj ka adresuar kritika ndaj pushtetit duke thënë se fokusimin më shumë e kanë pikërisht mbi pushtetin sesa mbi shtetin.
Ai në emisionin “1 kafe me Labin”, ku rrëfeu edhe për luftën, lirinë, përjetimin e shpalljes së Pavarësisë në Hagë, ndër tjerash porositi qeveritarët që të sigurojnë një ekzistencë afatgjatë të vendit.
“Unë i kam disa shqetësime se sot fokusimi më i madh është te pushteti se te shteti, edhe pse jo të gjithë e shtojnë kështu, por nga përvoja ime 25-vjeçare të paktën në politikë e shoh se preokupimi i parë janë interesat e afatshkurtra ditore të pushtetit e për fat të keq pushteti nuk është shteti”, tha ai.






