13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Haradinaj: Sipas marrëveshjes nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar është marrëveshjen e arritur sot në mes të Kosovës e Serbisë, e cila parasheh faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka thënë se sipas kësaj marrëveshje nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës, “meqë ai është vendosur me Marrëveshjen e re të kyçjes KOST-ENTSO-E, ku ndërkombëtarisht njihen kufijtë energjetikë të Kosovës, në kufijtë shtetëror dhe operimi I pavarur i KOSTT-it nga EMS (Serbia), si zonë rregulluese brenda sistemit rregullator me OST (Shqipërinë). Operimi I KOSTT brenda Bllokut me Shqipërinë, siç e dini është vendosur me marrëveshjen e njohur edhe nga ENTSO-e, me 26.11.2019”.

Ai tha se pika e parë e “Roadmap” është nënshkruar nga ai, ndërsa shtoi se nëse zbatohet nga Serbia nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme

“Nëse pala serbe e zbaton këtë “roadmap”, nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme. Pra e tëra, siç po thuhet në këtë marrëveshje bazohet në marrëveshjet e mëparshme për energjinë të viteve 2013/2015, veçse këtu janë vënë edhe afatet kohore”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Qëndrimi im për marrëveshjen me Serbinë për energjinë

Sipas kësaj marrëveshjeje, nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës, meqë ai është vendosur me Marrëveshjen e re të kyçjes KOSTT-ENTSO-E, ku ndërkombëtarisht njihen kufijtë energjetikë të Kosovës, në kufijtë shtetëror dhe operimi I pavarur i KOSTT-it nga EMS (Serbia), si zonë rregulluese brenda sistemit rregullator me OST (Shqipërinë). Operimi i KOSTT brenda Bllokut me Shqipërinë, siç e dini është vendosur me marrëveshjen e njohur edhe nga ENTSO-e, me 26.11.2019.

“Roadmap” për zbatimin e Marrëveshjes së Energjisë, sipas mediave, i paska 9 pika.

Pika 1 ka qenë edhe pjesë e Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – ENTSO-E;

Pika 2 është e re, dhe bazohet në marrëveshjet e energjisë 2013/2015 dhe mendoj se është në rregull;

Pika 3, që ndërlidhet me aktivitetet me KOSTT ka qenë në planin aksional të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – ENTSO-E, kurse ato aktivitetet tjera janë të reja nga Marrëveshja e Kyçjes me ENTSO-E, por që bazohen në Marrëveshjen e Energjisë të vitit 2015;

Pika 4 ka qenë në planin aksional të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT – Entso-E;

Pika 5 është e re por që bazohet në Marrëveshjen për Energji të vitit 2015, që mendoj se është në rregull;

Pika 6 i jep pak më shumë autoritet Elektrosever, pasi që për planin investiv dhe zhvillimor për infrastrukturën e rrjetit transmetues dhe të shpërndarjes, duhet konsultuar Elektrosever.

Pika 7, ZRRE aprovon në princip planet zhvillimore dhe të mirëmbajtjes. Ndoshta për shkak të afateve të ndërlidhura e kanë vënë “në princip”, pasi që aprovimi i këtyre planeve bëhet deri në Prill të vitit përkatës përmes tarifave;
Sipas Pikës 3, Elektroseverit përmes marrëveshjeve që do bëhen me KEDS, disa shërbime do të nënkontraktohen tek Elektrosever, sipas Marrëveshjes së Energjisë 2013/2015.

Nëse pala serbe e zbaton këtë “roadmap”, nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme. Pra e tëra, siç po thuhet në këtë marrëveshje bazohet në marrëveshjet e mëparshme për energjinë të viteve 2013/2015, veçse këtu janë vënë edhe afatet kohore.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=579154593575893&id=100044440716038

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit