22.7 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Haradinaj: Shqetësuese tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj mediave

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar për Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Ai thotë se shqetësuese mbeten sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave dhe tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj tyre, raporton Indeksonline.

Shkrimi i plotë:

Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, por edhe si çdo ditë tjetër reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias.

Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë!

Shqetësuese mbeten sulmet që i bëhen gazetarëve e mediave dhe tendenca nga disa eksponentë të pushtetit për kontroll ndaj tyre!

Jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë, si vlerë e panegociueshme e demokracisë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=791933295631354&id=100044440716038&mibextid=Nif5oz

 

Të ngjashme

Të fundit