2.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Haradinaj shpreson që liberalizimi i vizave të ndodhë në vjeshtën e këtij viti

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë që është shprehur optimist se ky hap do të shkurtojë rrugën e integrimit të Kosovës dhe Bosnjës.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hyjnë në rresht me botën demokratike.

“Shqipëria sot hyn në rresht me botën demokratike perëndimore. Hapja e negociatave shënon një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç është datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj. Dua të besoj fuqishëm se një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës, me çka do të përmbyllej projekti i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. Shpresojmë që hapi i parë, drejt këtij integrimi të ndodh në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit