8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Haradinaj shpalos një plan për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Është përgjigje për zhvillimin e përgjithshëm të vendit

- Advertisement -

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se plani 10-vjeçar i dakorduar me Amerikën dhe NATO’n është themeli për anëtarësimin e drejtëpërdrejtë.

“Plani dhjetëvjeçar i dakorduar me Amerikën dhe NATO-n është themeli për veprimin e ardhshëm – anëtarësimin e drejtpërdrejtë. Partneriteti për Paqe tashmë është realizuar përmes këtij plani.”

Ai ka thënë se tani Kosova synon anëtarësimin e plotë në NATO përmes një plani të ri që përfshin aspektin politik, ushtarak dhe ekonomik.

Sa i përket aspektit ushtarak, Haradinaj ka përmendur: Forcimin e marrëdhënieve me institucionet euroatlantike; përmbushjen e obligimeve në dialog; konsolidimin e demokracisë në Kosovë dhe përmirësimin e marrëdhënieve me fqinj.

Ndërsa në aspektin ushtarak, ai ka përfshirë: Ngritjen e kapaciteteve luftarake të ushtrisë së Kosovës; zhvillimin e industrisë mbrojtëse vendore, prodhimin e municioneve, predhave dhe pajisjeve të tjera ushtarake; përmirësimin e infrastrukturës ushtarake dhe mbrojtëse civile; rritjen e kontributit të Kosovës në angazhimet e NATO-s.

Haradinaj ka thënë se në aspektin ekonomik është aktivizimi i resurseve të Kosovës për partneritet ekonomik me vendet e Aleancës.

I pari i AAK’së ka përmendur përfitimet që do t’i sjellë anëtarësimi i Kosovës në NATO.

“Do të jetë kthesa më e madhe e sigurisë për Kosovën; Do të garantojë zhvillim ekonomik duke rritur vlerën e resurseve dhe potencialeve të vendit; Do të inkurajojë investitorët vendas dhe të huaj; Do ta shndërrojë Kosovën në një adresë të rëndësishme ekonomike.”

Ndërkaq ka shtuar se kjo “kthesë e madhe ekonomike” do të sigurojë: Qëndrimin e qytetarëve, veçanërisht të rinjve në Kosovë; Përmirësimin e sistemit shëndetësor, duke ofruar shërbime cilësore për të gjithë; Ngritjen e cilësisë së arsimit në nivelin e vendeve të NATO-s; Përshtatjen e arsimit me nevojat e tregut të punës.

Haradinaj ka thënë se AAK hyn në zgjedhje me këtë vizion.

“Aleanca hyn në zgjedhje me vizionin e kësaj kthese të madhe në siguri dhe ekonomi. Ky vizion synon të sigurojë: Paga dhe pensione të dinjitetshme për qytetarët; Kushte më të mira jetese; Zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha sferat.”

“Udhëheqja nacionale kërkon vizion të gjerë. Anëtarësimi në NATO është përgjigje për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, duke përfshirë qëndrimin e popullatës, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, si dhe sigurimin e pagave të dinjitetshme.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit