Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër i Koalicionit për “Kosovën Fituese” në emisionin ‘Debat Plus’ pas përmbylljes së tubimit qendror të fushatës zgjedhore ka thënë se në këto zgjedhje është ndryshe nga zgjedhjet e mëhershme.
Ai ka thënë se koalicioni do ta ketë një rezultat solid me mundësi të befasisë më të madhe që është prit.
“Edhe Aleanca e ka një rritje enorme, është shumë e vështir sot me dhënë numra, por ka një rritje enorme. Ne në një mënyrë apo në një tjetër shohim një dyfishim të besimit në teren dhe presim dyfishim më së paku të numrit të deputetëve”, ka thënë Haradinaj.