Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkoi për ngushëllime te bashkëluftëtari i tij, Arbër Spahija, për vdekjen e vajzës së tij, Daorsa, e cili humbi jetën derisa po studionte në Tetovë.
“Sot ndamë dhimbjen me bashkëluftëtarin Arbër Spahija, pas ndarjes tragjike të vajzës, Daorsës. Një ndarje e rëndë nga jeta, që ka lënë dhimbje të madhe te familja dhe miqtë. Ngushëllime Arbërit dhe gjithë familjes Spahija. Daorsa u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.
Daorsa Spahija u varros dje në Gjakovë, ndërkaq në Maqedoninë e Veriut, Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit.






