26.9 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Haradinaj: Shkolla shqipe ndër dekada ishte jo vetëm vatër e dijes, por edhe themel i rezistencës kombëtare

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se mësuesit tanë, në kohë të vështira e në kohë më të lehta, kanë mbajtur të gjallë shpirtin shqiptar.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 7 Marsit “Ditës së Mësuesit” dhe hapjes së shkollës së parë shqipe.

“Gjatë gjithë historisë sonë, mësuesit kanë qenë shtylla kryesore në formësimin e brezave, duke mbjellë dijen dhe ndërgjegjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës, e hapur më 7 mars 1887, nuk ishte thjesht një shkollë – ishte një betejë dhe një fitore për të ardhmen”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se shkolla shqipe ndër dekada ishte jo vetëm vatër e dijes, por edhe themel i rezistencës kombëtare.

“Shkolla shqipe ndër dekada ishte jo vetëm vatër e dijes, por edhe themel i rezistencës kombëtare. Mësuesit tanë, në kohë të vështira e në kohë më të lehta, kanë mbajtur të gjallë shpirtin shqiptar.

Mirënjohje e përhershme për gjithë mësimdhënësit për punën e tyre!

Gëzuar 7 Marsin!”, është shprehur Haradinaj

Të ngjashme

Të fundit