Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar vendimin e sotëm të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të rrymës për 16 për qind.

Haradinaj ka thënë se rrritja e çmimit të energjisë është një tjetër goditje për qytetarët e Kosovës dhe  “një favor i hapur për klikën mafioze energjetike të instaluar nga kjo qeveri”

 

“ZRRE-ja, e cila është kthyer në një instrument në duart e Qeverisë Kurti, sot ka konfirmuar se nuk vepron më në interes të konsumatorit, por është shndërruar në mekanizëm për të justifikuar vjedhjen dhe keqpërdorimin në tregun e energjisë. Aferat me shitblerjen e rrymës nuk janë më vetëm dyshime, për to tashmë ka të dyshuar konkretë, njerëz të afërt me kryeministrin!”, ka shkruar ai.

Haradinaj tha se “ndërkohë që shumë familje mezi përballojnë faturat, këta vazhdojnë të pasurohen përmes rrugëve të paligjshme dhe të turpshme”.

“Ata që janë zhytur në këto afera do të japin llogari para drejtësisë”.

Kujtojmë, se sot (enjte), Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë ka njoftuar edhe zyrtarisht se është marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për 16 për qind.

Postimi i plotë:

Shpërndaje