0.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Haradinaj rikthehet në kohë, ndan fotografi me Mogherinin ndërsa përshëndet aplikimin e Kosovës në Këshill të Europës

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i AAK-së, e ka përshëndetur nismën që ka bërë diplomacia kosovare, për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Ndërsa ka ndarë fotografi të arkivës, kur ai ishte pjesë e takimeve me zyrtarë nga Brukseli, shprehet se aplikimi i sotëm i Kosovës, është lajm i mirë.

”Perspektiva evropiane e Kosovës është e pa alternativë. Si vend kemi ecur para drejt përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian dhe kemi marrë notat më të larta në zbatimin e Marrëveshjes Stabilizim Asociimit tash e sa vjet.

Aplikimi sot i Kosovës në Këshillin e Evropës, është lajm i mirë për vendin.

Është jetike për ne që Bashkimi Evropian t’ia hapë dyert Kosovës në proceset integruese duke liberalizuar vizat fillimisht dhe duke i dhënë Kosovës statusin e kandidatit.

Kosova natyrshëm është pjesë e familjes evropiane!”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit