Ish – ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj duke folur për qëndrimet e presidentit të Serbisë Aleksader Vuçiq, pas arrestimit të presidentit të Venezuelës ka thënë se rendi ndërkombëtar përforcohet kur përballet me regjimet që shkelin demokracinë.
Por ajo ka thënë se kështu nuk mendon Vuçiq.
“ARMIQËT MË TË KEQ TË AMERIKËS, MIQTË MË TË AFËR TË SERBISË. Rendi ndërkombëtar përforcohet kur përballen, jo mbrohen, regjimet që shkelin sovranitetin, shtypin demokracinë dhe eksportojnë paqëndrueshmëri. Por@predsednikrs mendon ndryshe”, ka shkruar ajo në X.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka kritikuar kapjen e aleatit të tij Maduro, duke thënë se “është e qartë” se rendi juridik ndërkombëtar dhe Karta e OKB-së “nuk funksionojnë”.
Vuçiq tha se Serbia “dëshiron miqësi me SHBA-në, por është detyra jonë të themi kur ka shkelje të së drejtës ndërkombëtare”.
“Në botë sot mbizotëron ligji i forcës, ligji i të fortit. Ky është i vetmi parim i politikës bashkëkohore që ekziston sot në botë”, tha Vuçiq për media të dielën në Beograd, pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë.






