3.5 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Haradinaj reagon për zjarrin në ‘Comodita’: Shpresoj të mos jetë lënduar asnjë punëtor, e të ketë sa më pak dëme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për zjarrin e madh në ‘Comodita’.

Ai ka thënë se shpreson që të mos ketë të lënduar, e dëmet të jenë sa më të vogla.

Postimi:

Comodita është shembull se prodhuesit kosovarë, me përkushtim dhe vizion, arrijnë të jenë konkurrentë dinjitozë edhe në tregjet evropiane e botërore. Është një histori suksesi dhe burim jetese për qindra familje kosovare.

Lajmi për flakët që e kanë përfshirë këtë objekt është tronditës për ekonominë e vendit. Shpresoj që të mos jetë lënduar asnjë punëtor dhe uroj që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt dhe me sa më pak dëme.

Falënderoj autoritetet përgjegjëse në Gjakovë, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe kryetarin Ardian Gjini për reagimin dhe ndihmën e ofruar në shuarjen e zjarrit.

Të ngjashme

Të fundit