Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vdekjen e Kaqun Limës, shef i operativës në Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë.
Kaquni humbi jetën në një aksident tragjik gjatë orarit të punës, në përpjekje për të shpëtuar të tjerët.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Lima, kolegëve të tij dhe gjithë qytetarëve të Gjakovës që sot ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje të madhe”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.