7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Haradinaj reagon pas fjalimit të Kurtit në Tetovë: Të dashur bashkombas, mos i besoni mashtruesit

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas një fjalimi që kryeministri Albin Kurti e ka mbajtur në Tetovë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti – që i bëri në një tubim në Maqedoni të Veriut.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka bllokuar të gjitha projektet që lidhin Kosovën me vendet fqinje.

“Mos i besoni mashtruesit Albin Kurti. Në Kosovë i ka bllokuar të gjitha rrugët e projektet, përfshirë edhe rrugën e Plavës.  Pasi nuk mund t’i gënjej më kosovarët, paska ardh të ju mashtrojë ju, për rrugën Tetovë – Prizren.  Edhe në Shqipëri tentoi njëjtë, por nuk i besuan dhe e përzunë. As ju mos bini pre e mashtrimeve të tij”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook.

Kurti nga Tetova godet pushtetin në Shkup: Maqedonia e Veriut sa më larg Serbisë, vonesat për rrugën Tetovë-Prizren të paarsyeshme

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit