-7.6 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Haradinaj reagon nga Amerika për koeficientin e pagave: Sot Qeveria i vuri vulë mashtrimit

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim ka përcjellur situatën e krijuar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për caktimin e vlerës së koeficientit për vetëm 105 euro për punëtorët e sektorit publik. Në krizën më të madhe ekonomike dhe sociale të viteve të fundit, LDK konsideron se partia në pushtet ka thyer premtimin e tyre për të ndihmuar njerëzit e zakonshëm pas rritjes së kostos së jetesës. Koeficienti i ri prej 105 euro do të thotë se Qeveria ka vendosur të ulë pagat për mijëra punëtorë në gjithë Kosovën dhe s’i rritë mjaftueshëm për shumë të tjerë.

Mësuesit, punonjësit e shëndetësisë, policët, ushtarët, nëpunësit civil – këto janë profesionet që janë themeli i shoqërisë sonë dhe kanë sakrifikuar më së shumti në kohët më të vështira për vendin tonë. Koeficienti i Qeverisë është një goditje e madhe për njerëzit e zakonshëm që përpiqen të përballojnë jetesën gjatë një krize të paprecedentë të kostos së jetesës.

Ky vendim i Qeverisë tregon se ata nuk i kuptojnë sfidat me të cilat përballen njerëzit e zakonshëm në mbarë vendin duke u përpjekur të kalojnë kushtet e vështira ekonomike. Kjo tregon edhe një herë se sa larg realitetit është Qeveria.

LDK ka propozuar vlerën e koeficientit prej 125 euro për të bërë një ndryshim të vërtetë për ata që kanë nevojë më shumë për të tejkaluar krizën e kostos së jetesës. Menjëherë LDK do të dërgojë dhe amandament në Kuvendin e Kosovës. LDK do të punojë në vazhdimësi për mbrojtjen e punëtorëve dhe familjeve duke argumentuar domosdoshmërinë e një koeficienti më të lartë dhe pagave më të drejta për të përballuar këtë krizë.

Kosova meriton më mirë, Kosova mund të bëjë më shumë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit