Home Lajme Haradinaj reagon ndaj deklaratës të Kurtit: Ka filluar të duket qesharak

Haradinaj reagon ndaj deklaratës të Kurtit: Ka filluar të duket qesharak

0
Haradinaj reagon ndaj deklaratës të Kurtit: Ka filluar të duket qesharak

 

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se “Po më thërrisni “Albin baba” sepse po doni të mi jepni fëmijët me ua rrit unë”.

Haradinaj tha se Kurti ka nisur të duket qesharak.

”Skandali i radhës i Kryeministrit Kurti të cilit i ka humbur rruga në oborr. Në mungesë të një oferte për qytetarët, ai ka filluar të duket qesharak.Vetëm dëgjojeni si shprehet para popullit, duke shkuar aq larg sa t’u thotë: “Po më thoni babë që t’jua rris fëmijët.”Kjo nuk ka ndodhur as në vendet më primitive e komuniste, ku diktatura ja u kontrollon edhe oksigjenin”, ka shkruar Haradinaj.

Shpresoj që vetëdija jonë kolektive të gjejë forcë dhe dije për ta tejkaluar këtë mendësi të çmendur të Kurtit, ka shtuar ai.

Exit mobile version