16.3 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Haradinaj: Reagimi i Bogujevcit i tepruar, unë s’bëra propozime, por vetëm dhashë emra që më lehtë i votojmë për kryekuvendar

- Advertisement -

Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, në një prononcim për televizionin T7 ka folur për reagimin e deputetes së VV-së, Saranda Bogujevci, meqë Haradinaj ka thënë se AAK ka votë për kryetar të Kuvendit, nëse Vetëvendosje e propozon Bogujevcin ose Shqipe Selimin, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se reagimi i Bogujevcit i është dukur i tepruar dhe ka thënë se AAK s’ka propozuar kandidat, por meqë VV ka kërkuar marrëveshje politike, ka përmendur dy emra të cilët AAK s’e ka problem që t’i votojë.

Kreu i AAK-së ka thënë se nëse do të ishte propozim që e bën partia e tij, do të propozonte deputeten Time Kadriaj.

“Reagim i tepruar mu duk. Na nuk e kem propozuar. Me qenë propozim i imi, shkon Timja, por meqë VV po kërkon marrëveshje politike, po lypë votë prej opozitës, ne po i themi në rregull dhe kërkojmë dikë që e kemi më të lehtë me e votue. Për Sarandën s’e kam problem me ia qitë votën, kuptohet edhe për Shqipen”, ka thënë Haradinaj për T7.

Kreu i AAK-së sonte është i ftuar edhe në emisionin Pressing me Leonard Kërqukin në T7, ku do të flasë për aktualitetin politik e tema të tjera.

Të ngjashme

Të fundit