1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Haradinaj: Radojçiqi u kthye me armë në qeverinë Kurti – ndërtoi edhe vilë

- Advertisement -

andidat për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë kohës sa e ka udhëhequr qeverinë e vendit, organet e rendit e kanë identifikuar si të dyshuar Milan Radojçiqin, për një situatë të caktuar.

Ai tha se është bërë edhe bastisje në shtëpinë e tij, dhe se nga koha kur ishte kryeministër, Radojçiqi s’u kthye në Kosovë.

Por, siç tha kreu i AAK-së, krimineli serb u kthye me armë gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

“Unë e kam pritur Radojçiqin si ky që e ka pasur ministër Rakiqin dhe e ka Rashiqin. E kam pritur si zyrtar, atëherë nuk ka qenë ky që është sot. E ka lëshuar qeverinë e Kosovës edhe Lista Serbe, kur i kemi votuar ligjet e ushtrisë. Gjatë kohës së qeverisjes sa kam qenë kryeministër, organet e rendit e kanë identifikuar si të dyshuar për një situatë të caktuar, i kanë shkruar në shtëpi me bastisje e që atëherë Radojçiqi s’ka qenë në Kosovë, nga qeveria ime pra. Në kohën e këtyre, është kthyer me armë, por para se të kthehej me armë, e ka ndërtuar edhe një vilë atje të re në kohën e qeverisë Kurti, e këta e kanë lavdërimin e tyre që e kemi ndjek”.

“Në demokraci, duhet me i fituar argumentet, jo betejat. Shyqyr në Banjskë kemi fituar, por ne e kemi fituar betejën në Bansjkë por nuk është sanksionuar Serbia, por ne. Gërvalla është dashtë me ditë këtë nga një fuqi siç është BE-ja”, tha Haradinaj në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit