11 C
New York
Friday, November 8, 2024

Buy now

Haradinaj: Qortimi i Hovenierit s’është për policinë por për shefat e shtetit

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar reagimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për incidentin në veri të vendit.

Sipas Haradinajt, reagimi i Hovenierit sot nuk ishte për Policinë e Kosovës por për krerët e shtetit.

“Kjo që na ndodhi sot, një qortim i ambasadorit amerikan. Mos harroni, kur jepet qortimi për policinë, por ai qortim është për shefat e shtetit nëse e marrin vesh”, është shprehur Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, Haradinaj tha se s’ka pasur nevojë të ketë një tension të mëtejmë në veri, teksa shtoi se nëse është gjetur zgjidhja që të pranohen pasaportat, atëherë është dashur të ketë edhe një zgjidhje për marrjen pjesë në zgjedhjet në veri.

“Ecja e këtyre në këtë rrugë pa marrjen e garancës se serbët e veriut marrin pjesë në zgjedhje, në këtë rast Lista Serbe, nuk është patriotizëm por është lazdrim ndaj aleatëve”.

“Unë e kuptoj sa djallëzore është Serbia, ata kërkojnë që të na shfrytëzojnë krejt naivitetin tonë, por ne kemi aleatë të mençur. Nuk guxojmë të lëvizim në veri pa bashkëveprim”, tha Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit