Home Lajme Haradinaj: Qeverisja e Aleancës e ka ndryshuar Gjakovën

Haradinaj: Qeverisja e Aleancës e ka ndryshuar Gjakovën

0
Haradinaj: Qeverisja e Aleancës e ka ndryshuar Gjakovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qeverisja në Gjakovë nga kryetari Ardian Gjini me ekipin e tij, e kanë ndryshuar pozicionin ekonomik të kësaj komune.

Në 23-vjetorin e themelimit të AAK-së në Gjakovë, Haradinaj ka thënë se po vërehet gatishmëri dhe entuziazëm për të vazhduar edhe më fuqishëm në interes të Gjakovës dhe të Kosovës.

“Sot, në shënim të 23-vjetorit të themelimit të Aleancës në Gjakovë, pamë entuziazëm e gatishmëri si asnjëherë më parë për të vazhduar edhe më fuqishëm në interes të Gjakovës, të shtetit dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj në Facebook.

Exit mobile version