-0.5 C
New York
Monday, February 10, 2025

Buy now

Haradinaj: Qeveria nuk duhet t’i ikë Amerikës, deri tash ka pasur një qasje frikësuese nga roli i saj në dialog

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj në dpt te Fidani në T7 ka thënë se Qeveria e Kosovës po i ikë Amerikës, për çka tha se nuk ka arsye.

Ai tha se deri tani Qeveria ka pasur një qasje hezituese dhe frikësuese nga roli i Amerikës në dialog.

Ai tha se Kurti është duke gabuar kur po mendon se koha punon për të dhe për Kosovën.

“Nuk ka arsye qeveria jonë me i ikë Amerikës. Deri tash ka pasë një qasje hezituese e frikësuar nga roli i Amerikës në dialog. Është konstatu një ikje ose mungesë e një kërkese serioze që Amerika me e marrë përsipër këtë çështje. Mendoj që është duke e bërë gabimin e madh Kurti që koha punon për të dhe për Kosovën. Nuk kemi aq shumë kohë me humb”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit