2.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Daut Haradinaj: Qeveria Kurti ka mashtuar për katër vjet, qytetarët po jetojnë më keq

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke theksuar se fushata e tij zgjedhore është e ndërtuar mbi premisa realiste dhe pa maska.

Në Debat Plus, Haradinaj ka deklaruar se është koha që të hiqen maskat nga qeveria dhe të tregohet e vërteta e situatës në Kosovë.

Ai ka potencuar se qeveria e tanishme ka menaxhuar për katër vjet me falsifikime dhe mashtrime, duke shpërndarë “sadaka” dhe duke përdorur kategoritë sociale për të fituar vota.

Haradinaj e krahasoi fushatën e sotme me atë të vitit 2021, duke shprehur se, pas katër vjetëve, asnjë premtim i Qeverisë nuk është realizuar.

“VV-ja ishte një lloj subjekti që ngjalli shpresën, premtimet e 20 vjetëve, kritikat që gjithçka ka qen shkatërrim, i dhezi shpresat e opinionin publik se do të ndryshojë situata. Ne nuk e kemi pritur atë rezultat, por ka qenë jashtëzakonisht i dobët i aleancës. Sot pas katër vjetëve nëse e shohim edhe fushatë e VV-së jemi dëshmitarë që pothuajse asnjë premtim i vetëm i kësaj qeverie nuk është realizuar për katër vjet”, ka deklaruar Haradinaj.

Sipas tij, çdo qytetar i Kosovës ka jetuar më keq në këto katër vjet, duke paguar më shumë për energjinë elektrike dhe duke vuajtur pasiguri ekonomike.

Ai e përmendi gjithashtu mungesën e projekteve zhvillimore, duke theksuar se nuk ka asnjë projekt kapital të realizuar.

“Secili qytetarë jeton më keq se para katër vjete, secili qytetarë paguan rrymën më shtrenjtë se para katër vejte, secili qytetarë jetën e ka më të rëndë. Nuk e kanë zhvilluar Kosovën, nuk ka ndodhur asnjë projekt, asnjë projekt kapital, asnjë metër katër trakësh në Kosovë. Domethënë çfarë ka bërë kryeministri jonë ka shpërndarë sadaka, vitra përmes kategorive sociale, dhe u mundu me marrë vota përmes tyre”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit