9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Haradinaj: Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vazhduar kritikuar ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se kjo qeveri është më e korruptuara që e ka pasur Kosova.

Lideri i AAK-së ka treguar se këtë e tregon numrin i madh i tenderëve njëburimor.

Mendoj se është qeveria më e korruptuar që ka pasur ndonjëherë Kosova. Këtë ua them me kujdes, asnjëherë në historinë e Kosovës s`ka pasur qeveri që ka pasur kontrata një burimore, pra numrat flasin, matematikë është kjo”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kjo qeveria do të mbahet mend për dëmet që ia ka sjell vendit.

Kurti veçse është në fund të mandatit të vet, e ka kryer mandatin. Tani e tutje është çështje e dakordimeve se si do rrjedh procesi. Do mbahet mend për një qeveri e cila jo vetëm që si ka sjell suksese Kosovës, por ka bërë kthim mbrapa në çështje shumë serioze, përfshirë nga siguria, aleatët tonë, çështjet ekonomike”, është shprehur Haradinaj.

Këto komente i pari i AAK-së i ka bërë në eventin e organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), raporton EO.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit