0.5 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Haradinaj: Qeveria është përfshirë në skandale të padëgjuara, koka është Albin Kurti

- Advertisement -

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj arrestimeve të sotme në MINT, të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Ai ka bërë me dije se degradimi i qeverisë ka arritur në përmasa enorme.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se koka e këtyre të këqijave është kryeministri Albin Kurti.

“Degradimi i qeverisë ka arritur në përmasa enorme, si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Përderisa kaq shumë zyrtarë qeveritar dhe persona të afërt me qeverinë e partinë në pushtet, janë të përfshirë në skandale nga më të ndryshmet, të padëgjuara më parë në Kosovë, atëherë akuzat drejtohen vetëm në një adresë. Koka dhe udhëheqësi i tyre, është pikërisht ai që i ka angazhuar dhe i ka veshur me pushtet e përgjegjësi, kryeministri i vendit dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti”, ka shkruar Haradnaj.

Ai ka kërkuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit për shkarkimin e kësaj qeveria.

“Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë për pushtet, të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, e që nuk dorëhiqet, obligohet mobilizimi i të gjithë atyre që e dojnë Atdheun dhe që përfaqësojnë interesat e vendit dhe qytetarëve, pa dallime partiake. Thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit