I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka numëruar dështimet e Qeverisë së Kurtit.

Ai tha se humbjet që Kosova i ka pësuar në këto katër vite janë të mëdha dhe të pariparueshme.

Haradinaj thotë se me 9 shkurt duhet të ndalet trendi i humbjeve dhe Kosova të dalë fituese.

Postimi i plotë:

Të mëdha dhe disa mbase të pariparueshme janë humbjet e Kosovës në katër vitet e fundit. Orientimi strategjik krejtësisht i gabuar i Kurtit dhe Qeverisë bëri që:

– Kosova të humbë kërkesën e vendeve aleate për marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe njohje reciproke
– Kosova humbi të gjitha shanset për përafrim dhe anëtarësim në NATO
– Kosova humbi shansin që të jetë anëtare e Këshillit të Evropës
– Kosova humbi Contour Global dhe investimin prej 1.5 miliardë në ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe e humbi edhe rastin gjyqësor
-Kosova e humbi projektin e gazit Amerikan, një shansë për siguri energjetike afatgjate nga miqtë më të mëdhenj që ka Kosova
– Qeveria e Kosovës humbi besimin e 200 mijë qytetarëve të vet të cilët braktisën Kosovën për jetë më të mirë
– Kosova, për fitore optike dhe tepër afatshkurtra në komunat veriore, humbi besimin dhe përkrahjen e vendeve aleate dhe e cenoj gjithë projektin e përbashkët të Kosovës me aleatët

E gjatë është lista e humbjeve dhe frika se vazhdimi i kësaj qeverisjeje do t’i rrisë dhe rëndojë humbjet e Kosovës.

Me 9 shkurt duhet të ndalet trendi i humbjeve. Ka ardhur koha për ta shndërruar Kosovën në fituese. Ne të gjithë e kemi për obligim të punojmë për një Kosovë fituese:
– Për një Kosovë fituese në aspiratat për anëtarësim direkt në NATO
– Për një Kosovë fituese në zhvillim
– Për një Kosovë fituese në lobim për njohje dhe respekt ndërkombëtar
– Për një Kosovë fituese në dialog dhe në marrëdhënie ndërkombëtare
– Për një Kosovë fituese nga burimet e saj njerëzore dhe natyrore

Kosova nuk duron më humbje. Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me demagogji dhe propagandë. Kosova nuk duron mashtrues që humbjet i quan fitore. Ne duam t’u kthehemi fitoreve. Fitoreve tona, qoftë si individë, qoftë si shoqëri. Për një Kosovë fituese e kemi obligim të gjithë të angazhohemi e punojmë