Kryetari i AAK-së Ramush Haradiniaj para seancës së Kuvendit tha se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka sqaruar disa pika.
“Do të kthehemi në parlament pas vendimit të Gjykatës, tashmë dihet është sqaruar se duhet të jetë votim i hapur dhe njëkohësisht është sqaruar se një kandidat që nuk merr votën s’mund të kandidojë mbi tri herë , po ashtu është edhe afati 30 ditor edhe njëherë.”, deklaroi Haradinaj.
Ai tha se nuk kanë votë për Albulena Haxhiun por, kanë votë për ndonjë kandidat tjetër nga LVV-ja i cili sipas Haradinajt është unifikues.
“ Nëse sot do të ishte Konjufca ose Saranda , ose Shqipe Hetemi do të votonim”, tha Haradinaj.
Kur u pyet se nëse nuk do të arrihet të konstituhohet Kuvendi as pas 30 ditësh ai tha se do të vërtetohet qëllimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Për fat të keq unë besoj që qëllimi i tij nuk ka ndryshuar, është me vazhdu me mbajt peng Kosovën, me udhëheq me Kosovën pra në mënyrë jo të ligjshme , me mbajt peng Kosovën.”, u shpreh Haradinaj