-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Haradinaj: Që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV-ja e vodhën popullin

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për korrupsion. Ai ka thënë se që nga ardhja në pushtet Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje “e kanë vjedhur popullin e Kosovës”.

Kur flet Kurti për korrupsionin sikur edhe për shumë tema të tjera vjen një shprehje ajo fjala popullore “të vret natën e të vajton ditën”. Që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV-ja me mashtrime dhe në formën më tinzare në mënyrë sistematike dhe tek resorët më të ndjeshëm vodhën popullin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj ka akuzuar pushtetin për vjedhje të rezervave e të rrymës.

“Me Ridin vodhën bukën e Kosovës atëherë kur kishte frikë botërore nga kriza e bukës. Me Nagipin vodhën rrymën në kohën kur në bursa çmimi kishte arritur majat e papara. Popullit ja dyfishuan çmimin e Nagipin e Martinin që ndërmjetësojë në shitjen e rrymës serbe ende i mbrojnë dhe i mbajnë si heronj. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaçkë gjahu”, ka shtuar Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit