3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Haradinaj pyet si do të llogaritet faturat e rrymës nga 9 shkurti?

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së ka pyetur se si do të faturohen qytetarët nga KESCO nga 9 shkurti kur edhe ka hyrë në fuqi shtrenjtimi i rrymës përderisa s’janë bërë leximet e njehësorëve nga data 8 shkurt.

Haradinaj ka shkruar se ZRRE s’ka specifikuar se si do të llogaritet tarifa e lartë dhe e ulët për 800 kWh.

“Si do të bëhet llogaritja e faturave të KESCO nga data 9 shkurt, kur asnjë vizitë nuk është bërë me datën 8 shkurt nga ekipet e tyre (e kam fjalën për njehsorët që nuk mund të lexohen nga distanca).ZRRE për 800 kilovatët nuk specifikon se sa do të mirren nga tarifa e ulët e sa nga tarifa e lartë”, ka shkruar ai.

Ai tutje ka shkruar se Avokati i Popullit do të duhej të vihej në funksion për vendimin sipas tij arbitrar të ZRRE-së për rritje të cmimit të energjisë.

“Nëse vërtetë ekziston Avokati i Popullit në funksion të popullit, do të duhej të vihej në funksion menjëherë për këtë vendim arbitrar në dëm të qytetarëve e pa kurrfarë baze ligjore”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit