-0 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Haradinaj: Pushteti i ka dhënë shenja Speciales se s’janë të interesuar për ata në Hagë

- Advertisement -

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK, Nasim Haradinaj,  ka folur për gjyqin e dytë të Hashim Thaçit, mbi akuzat për pengim drejtësie, ku akuzohet edhe Isni Kilaj, i cili është liruar dje me kusht.

Haradinaj e ka akuzuar rëndë Gjykatën Speciale, për shantazh ndaj Kosovës, e kësisoj ka hedhur kritika edhe ndaj Qeverisë së udhëhequr nga VV-ja e Albin Kurtit.

“Kjo gjykatë nuk ka ligje të Kosovës. E provokon, e fyen, e shantazhon Kosovën. Nuk i jep llogari kërkujt. Ish dashtë me i jep Kosovës. Por fatkeqësisht, ky pushtet nuk i kërkoi asnjëherë llogari zyrtare. Përkundrazi, ju ka dhënë shenja që s’janë as të interesuar për ata njerëz.” – u shpreh ai në Kosova Today, duke iu referuar disa arsyeve.

“Përderisa i zvogëlon ndihmat për mbrojtje, përderisa nuk e aranzhon asnjë ekip të pavarur qe me bo monitorime. Doli me një reagim, në një datë, kur Kosova do të kërkonte llogari kryeministrit dhe gjithë aparatit shtetëror, zbardhjen e vrasjes së rastit të Astrit Deharit. Ishte pikërisht ajo ditë, kur  e qiti qysh e ka bo një kërkesë dhe ka garantu për lirimin e tyre. Dhe e ka marrë një përgjigje se nuk e ka faktu që mundesh me foru sigurinë dhe ky nuk ka çu prova të reja mo” – tha tutje Haradinaj në Klan Kosova.

Të ngjashme

Të fundit