24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Haradinaj: Pushtetarët shkuan me 20 xhipa të zi në Reçak, këta po e vjedhin qytetarin

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i çuditur me një ndodhi që thotë se e pa në Reçak, në përkujtimin për masakrën që ndodhi në këtë fshat të Shtimes gjatë luftës.

Ai thotë se pa pushtetarët apo qeveritarët, teksa vijnë me 20 xhipa të zi, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, kjo është treguese se kur VV thoshte “nuk jemi të varfër por të vjedhur”, e ka pasur fjalën pikërisht për veten, ngase kjo qeveri, sipas tij po e vjedh qytetarin.

“Isha në Reçak. Edhe ajo që më bëri përshtypje ishte mbi 20 xhipa të zi të pushtetit erdhën në Reçak. Ai Reçaku prej Prishtine i ka 15 kilometra a 20, s’kanë prej kujt me u tut, nuk e kuptoj pse duhet me ardh këta me 20 xhipa. Pra ju kujtohet kur na thojshin s’jemi të varfër por po na vjedhin. Po, kjo qeveri është duke e vjedh qytetarin e këtij vendi”, tha Haradinaj në një intervistë për lajmi.net.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit