6.8 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Haradinaj publikon fjalën e tij në ditën e votimit të Gjykatës Speciale: Po ju kqyri në sy dhe po ju lus që mos ta votoni

- Advertisement -

Më 3 gusht të vitit 2015 ishte votuar Gjykata Speciale në Kuvendin e Kosovës. Është pikërisht kjo gjykatë që ka nisur procesin e aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së, përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli e së fundi edhe mori vendim për dënim të Sali Mustafës.

Mirëpo, për dallim nga partitë në pushtet të asaj kohe, partitë opozitare patën kundërshtuar votimin e kësaj gjykate.

Kundërshtimin për Gjykatën Speciale e argumentoi fuqishëm para deputetëve edhe Daut Haradinaj. Haradinaj ka rikujtuar edhe një herë fjalën e tij atë datë, duke e publikuar në profilin e tij në Facebook.

Haradinaj aso kohe i kishte përmendur me emra deputetët e PDK-së, duke ua kujtuar të kaluarën e tyre si pjesë e UÇK-së.

E kishte përmendur Agim Çekun, ish komandant i UÇK-së dhe vrasjen e babait të tij në Qyshk nga forcat serbe.

“Po ju kqyri në sy dhe po ju lus që mos ta votoni Gjykatën Speciale”, kishte thënë Haradinaj.

https://fb.watch/hskCxZG_4k/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit