3.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Haradinaj: Provuan të ma ndajnë Pejën me lum, por të unë s’gjejnë aleat të ndarjes

- Advertisement -

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës Ramush Haradinaj ka dalë me një reagim në lidhje me disa akuza që i janë bërë.

Haradinaj shkruan se “kanë provuar edhe Pejën të ma ndajnë me lum, kanë provuar që të ndajnë Mitrovicën me lum, besa edhe krejt Kosovën duke i vendosur disa kufij të ri, në emër të njëfarë shkëmbimi territorial”.

Duke shtuar se as atëherë e as sot, s’kanë gjetur te unë aleat të ndarjes.

Albin Kurti, përmes sejmenëve të tij, ma paska bërë një pyetje publike se “nga cila anë e urës” jam unë! Po pse u dashka që unë të jem në njërën anë të urës! Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës dhe se tek Ura e Ibrit nuk ka dy anë.

Po ju që po pyesni nga cila anë, a po sugjeroni që atë pjesë ta ndani në dysh, apo si e keni hallin?! Ose në cilën anë jeni ju, që ta marrim vesh njëherë e mirë!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Nuk është hera e parë që kanë provuar të më pozicionojnë “këndej ose andej ure”, duke dashur të ma vendosin kufirin ne mes!
Kanë provuar edhe Pejën të ma ndajnë me lum, kanë provuar që të ndajnë Mitrovicën me lum, besa edhe krejt Kosovën duke i vendosur disa kufij të ri, në emër të njëfarë shkëmbimi territorial.
Por, as atëherë e as sot, s’kanë gjetur te unë aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë.
Albin Kurti, përmes sejmenëve të tij, ma paska bërë një pyetje publike se “nga cila anë e urës” jam unë! Po pse u dashka që unë të jem në njërën anë të urës! Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës dhe se tek Ura e Ibrit nuk ka dy anë.
Po ju që po pyesni nga cila anë, a po sugjeroni që atë pjesë ta ndani në dysh, apo si e keni hallin?! Ose në cilën anë jeni ju, që ta marrim vesh njëherë e mirë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit