-3.4 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Haradinaj propozon publikisht 26 janarin si datë të zgjedhjeve

- Advertisement -

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar datën 26 janar si ideale për mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas Haradinajt, kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore.

“Sot në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani Sadriu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme në Republikën e Kosovës, propozova që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 janar 2025. Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare.

Partitë e pakicave joserbe u shprehën të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton presidentja.
Vetëvendosje dhe Lista Serbe, nuk morën pjesë në takim.
Shpresoj që presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe ta përfillë kërkesën e partive parlamentare që ishin pjesë e këtij takimi dhe ditën e zgjedhjeve ta caktojë më 26 janar”, shkruan Haradinaj në Facebook

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit