Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se prodhuesit vendorë përveç që janë burim i krijimit të vendeve të punës, ata janë kontribuesit më të mëdhenj për ekonominë e vendit.
Kështu ka shkruar Haradinaj pas takimin e me pronarin e fabrikës së këpucëve ‘Solid’, Ahmet Kuqin.
“Ashtu si çdo fundvit, prita sot në takim Ahmet Kuqin, një prej prodhuesve më të suksesshëm në vendin tonë. Fabrika e këpuceve “Solid”, me produktet e saj cilësore me sukses ka arritur që të tejkalojë kufijtë, duke ofruar produkte edhe në tregjet e BE-së”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se prodhuesit vendorë meritojnë përkrahje të madhe nga Qeveria.
“Prodhuesit vendorë meritojnë përkrahje më të madhe nga Qeveria. Përveç që janë burim i krijimit të vendeve të punës, ata janë kontribuesit më të mëdhenj për ekonominë e vendit”, ka përfunduar Haradinaj.