-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Haradinaj prezanton katër pika të rezolutës për situatën në Veri

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka propozuar rezolutën për stabilizimin e situatës në Veri.

Në seancën e thirrur nga AAK për interpelancë të kryeministrit Albin Kurti për “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend”.

Situata politike dhe e sigurisë në Kosovë është ndër më të rëndat në këto 22 vjet, tha Haradinaj.

“Kryeministri i vendit në vend që të përfillë kerkesën e SHBA-së për të shtyer zbatimin e marrëveshjes për targat, ka zgjedhur skenarin më të keq, zbatimin në faza të kësaj marrëveshjeje, me çka i ka dhënë hapësirë Serbisë, edhe ta luajë rolin e viktimës, edhe të ndërmarrë veprime anti-Kosovë” , tha Haradinaj.

Ramush Haradinaj preznaoj katër pikat e rezolutës:

1. Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshje finale.

2. Institucionet e Kosovës: Presidenca, Kuvendi, Qeveria e Republikës së Kosovës, institucionet në të gjitha nivelet, të fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në insitucionet e Kosovës dhe për të kthyer besimin e ndërsjellë.

3. Qeveria të nisë komunikim intensiv me faktorët më relevantë në vend, duke përfshirë edhe opozitën, jo vetëm si reflektim i gjendjes së krijuar por edhe si nevojë e gjetjes së rrugëdaljes nga situata e krijuar.

4. Të kërkohet një Samit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (takim disaditor), deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit