28.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Haradinaj prezanton kandidatët për deputet nga Mitrovica: Zemra e qëndresës dhe krenarisë kombëtare

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka prezantuar kandidatët për deputet nga Mitrovica, Qazim Nimani, Fitore Gerxhaliu Dolak dhe Muhamet Mujaj do të jenë pjesë e siç e ka quajtur Haradinaj ndryshimit të nevojshëm.

Ai tutje ka thënë se Mitrovica është zemra e qëndresës dhe krenarisë kombëtare.

Postimi i plotë:

Mitrovica është zemra e qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare. Me planin tonë për Kosovën Fituese, do të rikthejmë Trepçën si një motor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar qindra vende të reja pune. Do të përfundojmë rrugën Prishtinë-Mitrovicë me standardet më të larta, do të rregullojmë shtretërit e lumenjve Sitnica dhe Lushta dhe do të rinovojmë shkollat “Ismail Qemali” dhe “Fazli Greiçevci”. Përtej kësaj, Shala e Bajgorës do të shndërrohet në një destinacion turistik të klasit të parë, ndërsa mbështetja për bujqësinë në Vinarc dhe Gushafc do të ofrojë mundësi të reja për fermerët.

Pjesë e këtij ndryshimi është edhe ekipi ynë i sprovuar: Qazim Nimani, Fitore Gerxhaliu Dolak dhe Muhamet Mujaj – njerëz që e njohin çdo sfidë të Mitrovicës dhe punojnë me përkushtim krah për krah me qytetarët. Ata janë zëri dhe garancia e një vizioni që e kthen Mitrovicën në një model zhvillimi për Kosovën. Ky vizion shtrihet përtej projekteve lokale, duke përfshirë kthesën e madhe drejt anëtarësimit direkt në NATO përmes Planit Aksional, që garanton një Kosovë të fortë ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Së bashku, do ta bëjmë Mitrovicën qytetin e ndryshimit dhe të shpresës. Ky është momenti për të ndërtuar të ardhmen që meriton çdo mitrovicas – një qytet ku të rinjtë qëndrojnë për të ndërtuar jetën e tyre dhe një Kosovë ku zhvillimi, siguria dhe dinjiteti janë të prekshme për të gjithë.

 

Të ngjashme

Të fundit