Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradianaj, ka pritur në selinë e AAK-së, drejtoreshën për Çështje Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland.
Haradinaj në Facebook ka njoftuar se ata biseduan për proceset në të cilat po kalon Kosova, duke shprehur nevojën për mbështetjen amerikane në proceset e ardhshme.
“Sot së bashku me kolegë pritëm në takim Znj. Colleen Hyland, Drejtoreshë për Çështje Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA-të japin për Kosovën”.
“Biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi ynë, si dhe shpreha nevojën për mbështetje në proceset e ardhshme që na presin”, është shprehur Haradinaj.