22.8 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Haradinaj pret në Gllogjan një delegacion të Ushtrisë Shqiptare: Kosova në NATO, krah për krah me vëllezërit shqiptarë

- Advertisement -

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në Gllogjan një delegacion të Ushtrisë Shqiptare.

Haradinaj ka thënë se Kosova në NATO, krah për krah me vëllezërit shqiptarë, është më shumë se një synim.

“Sot në Gllogjan pata kënaqësinë të pres një delegacion të Ushtrisë Shqiptare të përbërë nga kolonelë të nderuar të saj, ku së bashku nderuam të rënët për liri. Kosova në NATO, krah për krah me vëllezërit shqiptarë, është më shumë se një synim, është garancë për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon dhe më gjerë.”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme

Të fundit