Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.
Në takim është diskutuar edhe për urgjencën e formimit të institucioneve menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare.
“Sot, në selinë e Aleancës…, me bashkëpunëtorë, pata kënaqësinë të prisja të ngarkuarën me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, e shoqëruar nga këshilltarja për çështje politiko-ekonomike, znj. Amy Reichert. Diskutuam mbi zhvillimet politike, zgjedhjet e ardhshme të 28 dhjetorit dhe urgjencën e formimit të institucioneve që dalin prej tyre në afatin sa më të shkurtër, kjo si parakusht për ta kthyer normalitetin në vend dhe perspektivën integruese euroatlantike”, shkruan Haradinaj në njoftim.






