5.3 C
New York
Sunday, December 21, 2025

Buy now

Haradinaj premton rritje të subvencioneve dhe mbështetje për fermerët

- Advertisement -

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova për vite me radhë nuk e ka shfrytëzuar potencialin e vet bujqësor siç duhet.

“Kosova është vend që për vite me radhë nuk e ka shfrytëzuar potencialin e vet bujqësor siç duhet. Në qeverisjen e ardhshme Haradinaj, fermeri kthehet në një nga prioritet shtetërore. Aleanca krah prodhimit vendor!”, ka shkruar ai.

Ai ka renditur zotimet në mbështetje të fermerit e bujqësisë.

“Rritje e subvencioneve dhe mbështetje direkte për fermerët; Fuqizimi i agrobiznesit dhe prodhimit vendor; Investimet në infrastrukturë bujqësore; Teknologji e re, pajisje efikase dhe mekanizim bashkëkohor për fermerët; Siguri ushqimore dhe standarde të BE-së; Kontroll cilësie dhe standardizim për tregun evropian; Zhvillim i zonave rurale për të mbajtur familjet në vend; Kthim i tokave të pauzuara në prodhim”, thuhet në postimin e Haradinajt në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit