6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Haradinaj premton Ministri të Familjes, mbron vlerat tradicionale

- Advertisement -

Në një tubim të mbajtur sot në Prizren, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi një nga projektet më të rëndësishme të Koalicionit për Kosovën Fituese – themelimin e Ministrisë së Familjes, e cila do të fokusohet në ruajtjen e vlerave tradicionale familjare.

“Nuk do të heqim dorë nga vlerat tradicionale të familjes dhe nuk do t’i përfillim idetë e servuara nga pushteti aktual me ‘prindi 1’ e ‘prindi 2’,” deklaroi Haradinaj para qytetarëve të Prizrenit, duke shtuar se do të kundërshtohen të gjitha përpjekjet për të imponuar doracakë që bien ndesh me vlerat tona shoqërore.

Ish-kryeministri theksoi se Ministria e re do të jetë institucioni i parë i këtij lloji në vend, duke shërbyer si mburojë për ruajtjen e vlerave familjare që kanë karakterizuar shoqërinë kosovare ndër breza. Kjo ministri pritet të jetë një nga prioritetet e para të qeverisë së ardhshme nën udhëheqjen e Koalicionit për Kosovën Fituese

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit